Shkup, 2 shkurt – Seanca e re për lëndën e PSP-së “Dhunë në Qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënim me kusht.
Në këtë lëndë janë të akuzuar edhe 12 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janaksieski dhe ish-deputetja e VMRO-DPMNE-sl Daniella Rangellova.
Të akuzuarit në lënën “Dhunë në Qendër” ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Sipas orarit të ri të gjykatësve rasti do të gjykohet nga gjykatësi Dushan Josifov. Paraprakisht, “Dhuna në Qendër” ishte te gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila nga ky muaj është në Gjykatën për Kundërvajtje në Parkun e Qytetit në Shkup.