Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Fortesa 2” në të cilin të akuzuar janë ish-shefi i Departamentit të pestë në MPB, Goran Grujovski dhe edhe gjashtë punësuar në DSK. PSP-ja dyshon për shkatërrim të dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimet e paligjshme.
Seanca paraprake gjyqësore më 3 korrik u anulua në kërkesë të mbrojtjes.
Pritet në vazhdimin e sotëm të merren në pyetje dëshmitarët. Në fillim të gjykimit, të akuzuarit para gjykatës janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën akuzohen.
Goran Grujovski dhe kolegu i tij nga DSK-ja Nikolla Boshkovksi, i cili gjithashtu është i akuzuar nga PSP-a, tani më dy muaj janë në arrati dhe pas tyre është shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar. Ata nuk janë të disponueshëm nga 18 qershori, pasi Gjykata supreme pas prolongimit prej disa ditësh ua konfirmoi paraburgimin që paraprakisht e caktoi Gjykata penale.