Komisioni i përbërë nga Ministria e Drejtësisë sot vazhdon me revizion të Sistemit të automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) në Gjykatën Penale të Shkupit.
Gjykatësi Llazar Nanev është emëruar kryetar i Komisionit, i cili është formuar pas rekomandimeve nga Rejnhard Pribe për zbulim eventual të keqpërdorimeve të sistemit informativ, i cili u shpërndan lëndë gjykatësve të caktuar. Ekspertiza e sistemit AKMIS në Gjykatën Penale të Shkupit filloi të enjten e kaluar. Parashikohet që Komisioni të bëjë revizion të sistemeve elektronike në të gjitha gjykatat.