Vazhdon edicioni i nëntë i Festivalit internacional të filmit në Tetovë “ODA”

19

Festivali internacional i filmit në Tetovë “ODA” po mbahet për të nëntën herë në Tetovë deri më 15 tetor. Hapja e festivalit nisi të premten me filmin “Egzil” të regjisorit Visar Morina nga Kosova në qendrën për kulturë “Ilo Anteski-Smok”. “Mendoj se ky edicion i festivalit është një prej më të fuqishmëve deri më tani. Sivjet motoja është Emigrimi, evakuimi – problem i madh në kohën tonë. Në kohë të pandemisë kur u hapën kufijtë, autobusët janë plot me njerëz të cilët duan të shkojnë jashtë vendit”, deklaroi Sabedin Seljmani, njëri prej organizatorëve, ndërsa informoi se do të emetohen 14 filma me metrazh të gjatë dhe 56 me metrazh të shkurtër.

Filmat me metrazh të shkurtër do të shfaqen onlajn, ndërsa ato me metrazh të gjatë në sallën e madhe të qendrës për kulturë në pajtim me protokollet për kufizim të numrit të vizitorëve dhe vetëm me rezervim të marrë në vend. Në ndërkohë, pas premierës së mbrëmshme që pati në Tiranë, sonte, në kuadër të Festivalit të filmit TIFF ODA 2020, do të shfaqet filmi i regjisorit Fatos Berisha, “Cirku Fluturues”. Premiera e këtij filmi në që për herë të parë do të shfaqet në Maqedoninë e Veriut sonde, do fillojë në orën 19:00 në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.

Ditë më parë, po i njëjti regjisor, në Festivalin e filmit “War on screen IFF”, ka marrë një nga çmimet më të rëndësishme të festivalit të lartpërmendur në Francë, atë të Jurisë, apo “Grand Jury Prix”, duke u bërë kështu, një film tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht. Filmi Cirku Fluturues, rrugëtimin e tij ndërkombëtar e ka filluar vit më parë, me premierën botërore që është shfaqur para publikut në Talin të Estonisë për të vijuar më pastaj, edhe në festivale të tjera grandioze, siç është ai i Kalifornisë, Santa Barbara Film Festival. Edhe në këtë festival, Cirku Fluturues mori çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar. Filmi Cirku Fluturues, për publikun tonë, sillet nga drejtuesit e festivalit TIFF ODA 2020, ndërsa në të, publiku tetovar, do të mund të sheh bashkë aktorët më të mirë të trojeve shqiptare, Kosovë – Shqipëri.

Comments are closed.