Shkup, 30 tetor – Komisioni amë i Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin rreth rreth ribalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin po kryhet korrigjimi minimal i anës së tij të të ardhurave dhe të dalave dhe sigurohet mbështetje shtesë të komunave, Fondit të SPIM, Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkaka e rritjes është reviduar në 2,8 për qind. Komisioni pasdite e ndërpreu debatin dhe paralajmëroi vazhdimin për nesër në orën 12. Ribalancin e propozuar e elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili tha se ndryshimet janë hartuar duke e ndjekur situatën politike në vend në pajtim me lëvizjes e ekonomisë së Maqedonisë, si dhe për realizimin e të ardhurave dhe të dalave.
“Me ribalancin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së të ardhurave të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi i buxhetit deri në fund të vitit. Megjithatë qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbesin të pandryshuara, përkatësisht në tërësi janë disejnuar në funksion të arritjes së qëllimeve kyçe dhe prioriteteve të shoqërisë, shkallës më të lartë të rritjes së ekonomisë, rritjes së punësimit, ngritjen e standardit jetësor të popullatës, arritjen e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikimin e proceseve integruese për në BE dhe NATO”, tha Tevdovski.
Ai ka potencuar se realizimi i rrjedhave buxhetore është i shkëlqyer në krahasim me vitin e kaluar dhe se ajo tregon për të se me siguri mund të thuhet se ajo që është propozim në këtë ribalanc do të realizohet.
“Ana e të ardhurave, potencon ministri është tërësisht e sigurt. Sipas tij, është me rëndësi të theksohet se Qeveria me këtë ribalanc ka siguruar rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare të komunave që të servisojnë pjesë të konsiderueshme të detyrimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të detyrimeve të pashlyera të shfrytëzuesve individualë. Në debatin deputetët e BMRO-DPMNE-së e vlerësuan ribalancin si joreal dhe se rritja ekonomike është e parealizueshme. Debati në Komision duhet të zgjasë të paktën 10 ditë pune.