Shkup, 5 nëntor 2018 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë këtë pasdite e mbajti seancën e 100-të ku në rend dite u gjend propozimi shtesë për ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të RM-së për vitin 2018.
Ribalanci i buxhetit u pranua nga Qeveria më 13 tetor, ndërsa Komisioni parlamentar relevant për financim dhe buxhet e filloi debatin më 29 tetor. Në kuadër të debatit në Komision ishin pranuar tetë amendamente të cilat do të jenë pjesë e Propozimit të ribalancit shtesë të Qeverisë i cili do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Sipas propozimit të Qeverisë, me ribalancin ka rënie të të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind. Ruhet deficiti buxhetor në 2,7 për qind, ndërsa shqyrtohet projeksioni për rritjen ekonomike në 2,8 për qind.
Qëllimi i propozimit të ribalancit të buxhetit për këtë vit është korrigjimi në anën e shpenzimeve me qëllim që të sigurohet mbështetje financiare për komunat dhe forcimi i fondeve të sigurimeve shëndetësore (FSSHM), Fondi Pensional dhe Invalidor i Sigurimeve (FPIS) dhe Agjencia për Punësim (APRM).
Rishikimi i projeksioneve të parapara të të ardhurave është para se të gjithash rezultat i uljes të të ardhurave të cilët përdoruesit e buxhetit i realizojnë në llogaritë e tyre dhe rritje e lehtë e të ardhurave sociale.
Ana e shpenzimeve të Buxhetit është korrigjuar për 1,2 miliardë denarë, gjegjësisht për 0,5 për qind