Shkup, 6 dhjetor – Seanca e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në të cilën debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2018 do të vazhdojë sot.
Me seancën kryeson deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski të cilin e autorizoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të kryesojë me Komisionin pasi kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja sërish e anuloi vazhdimin e caktuar.
Shqyrtimin e përgjithshëm nuk e ndjekin deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Komisioni për financim dhe buxhet e filloi debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2018 më 27 nëntor. Prej atëherë u caktuan disa vazhdime, por nuk janë mbajtur. Kuzmanovska e anuloi seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestimin e deputetëve të grupit të saj të deputetëve për shkak të ndodhive në Kuvend më 27 prill.
Debati në Komision zgjat gjithsej 10 ditë, ndërsa pastaj propozimi dërgohet në seancë plenare ku debati zgjat pesë ditë pune me ç’rast propozimi vendoset në seancë plenare ku debatohet pesë ditë pune. Për tekstin e propozuar janë dorëzuar 279 amendamente.