Vazhdon debati për Ligjin për Prokurorinë Publike

0

Shkup, 12 shkurt – Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane sot do ta vazhdojë debatin për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Shumica në pushtet me mbështetje për ligjin për prokurorinë publike, përderisa opozita kërkoi që ai të hiqet nga rendi i ditës. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se ligji krijon baza për ndërtimin e një Prokurorie Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të fuqishme, profesionale, efikase dhe me kapacitet.

“Qëllimi ishte që të rriten standardet profesionale në Prokurorinë Publike, por edhe që të mundësohen mjete për atë që të mund t’i kryejë kompetencat e tija”, tha ajo.

Në këtë ligj janë krijuar kushte që në njëfarë mënyre garancitë e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e cila duhet t’i përndjekë veprat penale eventuale të bartësve të pushtetit të lartë, por edhe t’i vazhdojë lëndët të cilat ishin filluar nga PSP.

Deskoska tha se një nga ato garanci është pamundësia që prokurori publik, i cili është prokuror shtetëror, të marrë lëndë nga Prokuroria Publike për krim të Organizuar dhe Korrupsion, përveç se në raste kur ka shkelje të ligjit nga kjo Prokurori Publike. Domethënë siç tha, jo me vlerësim personal dhe jo me vullnet personal, por të ketë bazë të sigurt juridike për çfarëdo lloj veprimesh për ndërmarrjen e kompetencave.

Informoi se janë krijuar baza për garancinë financiare të të gjithë Prokurorisë Publike. Ministrja tha se me propozimin e njërit prej grupeve të deputetëve në Kuvend, është futur procedurë e veçantë për zgjedhjen e kryeprokurorit për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili është i panjohur për sistemin tonë.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë që do ta ketë kryeprokurori për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kësaj radhe do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publikë. Të gjithë prokurorët do të votojnë për prokurorin publik për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa më pas ai që do të marrë më së shumti vota do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Paraprakisht, Këshilli i Prokurorëve Publikë përpiloi listë të personave të cilët janë paraqitur në konkurs të publikuar, transparent ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet”, tha Deskoska. Shtoi se janë rritur kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publikë, ndërsa në Prokuroritë publike themelore hyrje të vetme kanë personat të cilët e kanë përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.

Deskoska informoi se vazhdimësia e lëndëve është ruajtur, kemi dispozitë të qartë se të gjitha procedurat do të vazhdojnë.

Shtoi se të gjitha dëshmitë materiale sigurojnë garanci për vazhdimin e procedurave penale.

Duke pasur parasysh se një nga kërkesat e grupeve parlamentare ishte që të anulohet zbatimi i ligjit, Deskoska theksoi se në dispozitën e fundit qëndron se ligji do të hyjë në fuqi dhe do të zbatohet nga 30 qershori i vitit 2020. Kërkesa e tyre ishte se, siç tha, nuk do të dëshironin që të interpretohet ose zbatohet ligji, praktikisht se është ligj i cili do të ndikojë në procesin e zgjedhjeve. Deskoska theksoi se e kishin pranuar këtë argument dhe tha se prolongimi i zbatimit të ligjit, nëse jep siguri për të gjitha partitë politike dhe subjektet se ai nuk është ligj i cili miratohet në funksion të procesit të zgjedhjeve, e pranuam këtë amendament dhe për këtë ka dispozitë për zbatim të prolonguar.

Para miratimit të rendit të ditës së seancës deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja në mënyrë procedurale kërkoi që të tërhiqet ligji për PP-në, sepse, siç tha, nuk ka vendim nga Qeveria për tekstin e ri të korrigjuar të ligjit, por kërkesa e tij nuk ishte pranuar.

Ish kryeministri dhe kryetari aktual i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe deputetë të kësaj partie por bëjnë presion ndaj deputetëve të tjerë që të mos votohet për Ligjin për Prokurorinë Publike.Ai tha se kur Qeveria e kishte dërguar në procedurë kuvendore ai e kishte premtimin nga 80 deputetë se do ta përkrahin, por se që atëherë por bëhen presione dhe kërcënime ndaj deputetëve. Se a do të sigurohet shumicë prej dy të tretave për ligjin, theksoi Zaevi, do të dihet kur duhet të votohet për të.

Ai shtoi se presioni që po bëhet ndaj deputetëve është dhjetë herë më i madh nga i i cili ishte bërë gjatë ndryshimeve kushtetuese.

VMRO-DPMNE-ja tha se Ligji jokushtetues për Prokurorinë Publike është i rëndësishëm për Zaevin për shkak të nenit 110 përmes të cilit amnistohet për të gjitha krimet e bëra.

Nga partia opozitare theksojnë se nëse ka pasur çfarëdo lloj presioni nga ndonjë anëtar i opozitës, deri më tani Ruskovska dhe Kacarska do ta futnin në paraburgim. Prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski pret që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, sepse siç thotë, me të do të përmirësohet puna e prokurorisë dhe lufta me krimin e organizuar.

“Prokuroria Publike nuk mund ta bazojë aktakuzën në materiale të përgjimeve joligjore, kjo dispozitë e ligjit të propozuar për prokurorinë publike ka të bëjë me hetimet e ndërmarra nga PSP-ja, por jo edhe për lëndët e tjera si për shembull rasti ‘Reket’,tha Jovevski.

Sa i përket lëndëve “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat ishin ngritur pas 1 korrikut të vitit 2017, ndërsa janë kundër VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të saj, Joveski tha se nuk dëshiron të komentojë për lëndë konkrete para se të miratohet ligji.

Sipas prokurorit shtetëror publik, është i mirë edhe propozimi i shefit të krimit të organizuar që të zgjedhet nga të gjithë prokurorët, por që të bëhen ndryshime për zgjedhjen e pasardhësit të tij gjegjësisht për prokurorin shtetëror Jovevski tha se duhet të intervenohet në Kushtetutë.

Ai, siç tha në një deklaratë për televizionin Telma, nuk i ndan qëndrimet e ekspertëve të cilët kritikonin se vendin dëshmitë nuk e kanë në këtë ligj, por se kjo të rregullohet në LPP. (koha.mk)

Comments are closed.