Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje kushtetuese nga LSDM-ja në debatin e sotëm për Draft-amendamentin e tretë, i cili i dedikohet nenit tre nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë theksuan se me të bëhet konfirmim se Republika e Maqedonisë dhe Greqisë nuk kanë pretendime territoriale njëra ndaj tjetrës, se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje dhe e respekton sovranitetin, integritetin e tyre territorial dhe pavarësinë politike, ndërsa, madje, anëtarët e Komisionit nga VMRO-DPMNE theksuan se amendamenti është i panevojshëm dhe se duhet të tërhiqet, për shkak se shteti ynë nuk ka pasur dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Gruevski shpjegoi se “është fakt se ne jemi ata të cilët duhet Maqedoninë ta bëjmë më të mirë, por gjithashtu është fakt se për shkak të dallimit rreth emrit një gjeneratë të tërë humbëm”. Mënjanojmë, theksoi, pengesë që ta fillojmë procesin që nga Maqedonia të bëjmë demokraci evropiane.
Jo së koti, potencoi ministri, këtë proces e quajmë historik. “Ka ardhur ta mbyllim këtë kapitull dhe të merremi me gjërat të cilat janë me të vërtetë të rëndësishme, të garojmë me fqinjët se kush ka shëndetësi më të mirë dhe kush ka ajër më të pastër, dhe gjykatësit e kujt janë më të pavarur, e jo se cili është kombi më i vjetër në Ballkan”, shtoi Dimitrov.
Vesna Pemova nga VMRO-DPMNE-ja pyeti se nëse në Kushtetutën e Republikës së Greqisë qëndron një dispozitë e këtillë se se respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje.
Ministri Dimitrov shpjegoi se ky obligim që rregullohet me nenin tre dhe nenin katër lidhur me kufirin është reciprok, të dyja palët konfirmojnë se kufiri ekzistues i ndërsjellë është i përhershëm dhe i pacenueshëm, asnjëra nga palët nuk do të ketë ose të mbështesë kurrfarë pretendime ndaj çfarëdo lloj pjese të territorit të palët tjetër ose, madje, pretendime për ndryshim të kufirit të tyre etj.