Vazhdon bllokada në deponinë “Rusino”, deri në gjetjen e lokacioni të ri

16

Gostivar, 11 gusht – Lëvizja  Stop Rusino do të qëndrojë edhe për 10 ditë tjera në hyrje të deponisë Ruino me qëllim që të mos hidhen mbeturina  dhe mos ndizet deponia Rusino. Pas një takimi që kanë pasur me Komunën e Gostivarit ata në mënyrë unanime kanë vendosur që të  kërkojnë nga ana e Ministrisë së Ekologjisë që kjo deponi të largohet nga kjo komunë edhe t’i gjendet një lokacion i ri.

“Vendosëm që bllokada do të vazhdojë edhe ditë të tjera. Kërkojmë mbylljen e kësaj deponie  dhe kjo nuk është deponi këtu ka vetëm mbeturina nga të gjitha anët  dhe kërkojmë që të gjendet një lokacion i ri dhe të hapet sa më shpejtë deponi me standarde evropiane”, u shpreh Fatbi Ilazi – Stop Rusino.

Ndërsa Orxhan Vreskalla nga kjo lëvizje thotë se ata nuk do të heqin dorë deri në mbylljen e deponisë Rusino  dhe gjetjen e një lokacioni të ri i cili do të ketë standarde bashkëkohore.

“Fillimisht kemi biseduar me komunë e Gostivar nga ku edhe  komuna ka dërguar një kërkesë deri tek ministria e ambientit  jetësorë  për mbylljen e deponisë Rusino dhe gjeteje e një lokacioni të ri  me standarde evropiane , qëllimi jonë kryesor është mbyllja e kësejë deponi dhe krijimin e një deponie të re me standarde evropiane”, theksoi Orxhan Vreskalla – Stop Rusino.

Deponia Rusino për disa muaj është duke u djegur  duke bërë që gostivarasit të thithin ajër të ndotur. Për këtë rast para disa javësh u organizua edhe një protestë për mbylljen e Deponisë Rusino ndërsa para 10 ditësh aktivistë të lëvizjes Stop Rusino edhe bllokuan edhe hyrjen e kësaj deponi me një qëllim që të mos hidhen mbeturina dhe ndizen të njëjtat.

 

Comments are closed.