Befasia më e këndshme e këtij edicioni në futbollin gjetman Leipzig ka vazhduar me fitore rrugëtimin debutues në Bundesligë, pasi sonte mposhti skuadrën e Schalkes me rezultat 2:1. Golat për Leipzig u shënuan nga Werner nga penalltia dhe Kolasinac (autogol), kurse për Schalke golin e vetëm e shënoi Kolasinac. Me këto tre pikë, Leipzig vazhdon kryesimin në Bundesligë me 33 pikë, 3 më shumë se i dyti Bayern.