Policia e EULEX-it ka bastisur që nga mëngjesi zyrat e organizatës së veteranëve të UÇK-së dhe ende nuk dihet arsyeja, por Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK-së, që akuzohen për krime lufte.
Bastisja po vazhdon edhe në këto çaste.
Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se ashtu si është dashur t’i kundërpërgjigjen sistemit Jugosllav do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it për bastisjen e sotme në zyrat e tyre, përcjell Zëri.info.
“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, deklaroi Klinaku.
Policë të misionit të EULEX-it sot janë futur në Zyrat e Veteranëve të OVL-UÇK-së duke i bllokuar anëtarët e kësaj organizate në katin e tretë.
“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë I kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku para mediave.