Shkup, 8 shkurt – Projektet e përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Investuese Evropiane (BIE) ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski me udhëheqësit e Divizionit të BIE-së për Ballkanin Perëndimor dhe të zyrës për Ballkanin Perëndimor të BIE-s, Mateo Rivelini dhe Dubravka Negre. Në takim, informojnë nga Kabineti i Peshevskit, së bashku është konstatuar se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë edhe më tej të zhvillohet. Zëvendëskryeministri Peshevski theksoi se linja kreditore e BIE-së në vlerë prej 350 milionë euro, që u realizua përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, u tregua si projekt i shkëlqyer, me të cilin u ndihmuan kompanitë e Maqedonisë në kushte të krizës ekonomike, me ç’rast u mbështetën 1,758 projekte të cilat hapën 6.940 vende të punës. “Ky projekt ndihmoi të zbuten pasojat nga kriza ekonomike botërore dhe kriza debitore në Evropë ndaj kompanive të Maqedonisë që t’i zhvillojnë kapacitet e tyre dhe të japin vende të reja të punës”, theksoi Peshevski. Në vitin 2017 dhe 2018, është planifikuar të riplasohen mbi 50 milionë euro, të disponueshme për kompanitë e Maqedonisë me shkallë të subvencionuar të interesit prej 5,5 për qind, me çka do të kontribuohet për zhvillim shtesë të kompanive dhe punësime të reja. Përveç për linjën kreditore, u bë fjalë edhe për projekte vijuese të cilat realizohen me mbështetje të BIE-së, ndërsa si më i rëndësishëm është ndarë projekti, për ndërtimin e autostradës në Korridorin 10, në pjesën Demir Kapi-Smokvicë, për të cilin përmes BIE-së janë siguruar 100 milionë euro. Qeveria e Republikës së Maqedonisë me mbështetje të Bankës Investuese Evropiane nga viti 2010 e ka realizuar edhe projektin për “Furnizim me ujë dhe kullim të ujërave të zeza” në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 do të fillojë Projekti për “Përmirësim të shfrytëzim të ujërave nga pishina e lumit Zletovicë” vlera e të cilës arrin rreth 50 milionë euro. Me këtë portofoli i përgjithshëm i investimeve në projektet kapitali me mbështetje nga BIE-ja arrin 200 milionë euro.