Shkup, 13 gusht – Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski të dyshuar në rastin “Reket”, do të mbeten në arrest edhe 30 ditë.
“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup duke proceduruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për vazhdimin e masës së arrestit për B.J. dhe Z.M. të përfshirë në lëndën e cila në media njihet me emrin “Reket”, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe argumenteve mori vendim me të cilin e pranoi propozimin që të vazhdohet masa e arrestit edhe për 30 ditë të reja”, njoftoi Gjykata Themelore Penale – Shkup.
Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, Prokuroria i ka ngarkuar për veprën penale “marrjen e shpërblimit për ndikim kundërligjor”, ndërsa Jovanovski i dyshuari i parë edhe për larje të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese.