Drejtoria e të Ardhurave Publike e vazhdoi për pesë ditë pune afatin për dorëzimin e TVSH-së dhe Raportet vjetore. DAP informoi se afati i fundit për parashtrimin e TVSH parashtrimeve ka qene 25 janari dhe është vazhduar deri më 1 shkurt të vitit 2017, derisa për Raportet Vjetore vazhdohet deri më 7 shkurt të vitit 2017. Nga DAP sqarojnë se vazhdimi është në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, në kushte për parashtrim masiv ndërsa të vështirësuar të parashtrimeve tatimore dhe raporteve përmes sistemit e-Tatime.