Ish-shefi i fushatës zgjedhore të Donald Trumpit, Paul Manafort, e ka shkalur marrëveshjen e tij të pranimit të fajësisë me prokurorin Special, Robert Mueller.
Sipas gjyqtares Amy Berman Jackson, Manafort ka gënjyer prokurorët, që hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Gjyqtarja konstatoi se Manafortin bëri deklarata të shumta të rreme në FBI, zyrën e prokurorit Mueller dhe te disa autoritete tjera të drejtësisë, transmeton KTV.
Prokurori special Mueller kryeson hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Manaforti është shpallur fajtor për disa akuza dhe është dënuar për mashtrime financiare, lidhur me punën e tij si këshilltar politik në Ukrainë.