Javët e ardhshme do të jenë vendosëse nëse do të ketë ose jo zgjidhje të problemit, vlerëson lideri i partisë Potami, i cili dje ka pasur takim me shefin e diplomacisë greke. Gjatë negociatave për emrin, për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për relacionet greko-turke, Nikos Koxias e ka informuar Stavros Teodorakis në takimin e tyre, kumtojnë nga partia Potami. Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, pjesa më e madhe e bisedave iu kushtua çështjes për emrin.
“Ka pasur brifing të hollësishëm nga ana e ministrit. Bisedat vazhdojnë, bisedat e politikanëve, por edhe bisedat e grupeve të ekspertëve. Na njoftoi hollësisht dhe shpresoj sinqerisht. Ia përsërita qëndrimin tonë dhe mendoj se javët e ardhshme do të jenë vendosëse për zgjidhje ose jo të problemit”, tha Teodorakis pas takimit me Koxiasin, ku lideri i partisë së shefit të diplomacisë greke ia prezantoi pozitat e Potamit për çështje në politikën e jashtme greke. Shefi i diplomacisë greke, takimet me liderët e partive greke i filloi me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, vazhdoi me liderin e Potamit, ndërsa sot do të takohet me Fofi Genimata nga Lëvizja për ndryshime dhe me kryetarin e Lidhjes së centralistëve, Vasilis Levendis.