Shkup, 18 qershor – Qytetarë edhe sonte u mblodhën para ndërtesës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të shprehin mospajtim me marrëveshjen e nënshkruar për ndryshimin e emrit të shtetit.
Protesta filloi në orën 20:00 me bllokim të bulevardit “11 Tetori”, ndërsa në të njëjtën kohë pjesëtarët e policisë u sistemuan para ndërtesës së Parlamentit.
Pjesëmarrësit në protestë e brohorisin emrin e presidentit të shtetit, “Maqedonia”, Një emër kemi” dhe “Tradhtarë”.