Varshavë, 27 tetor – Aktivistët për të drejtat e grave dhe disa mijëra njerëz që i mbështesin ato, protestuan për të pestën ditë me radhë në të gjithë Poloninë dje për shkak të ashpërsimit të ligjit për abort.
Në rrugët në Varshavë dolën demonstrues të rinj dhe e bllokuan komunikacionin gjatë kohës më të ngarkuar.
Në Krakov demonstruesit brohorisnin “Kjo është luftë”.
Gjykata Supreme e Polonisë vendosi javën e kaluar se ishte antikushtetuese të ndërpritej një shtatzëni për shkak të keqformimeve kongjenitale të fetusit dhe vendimi ndalon i rreptësisht pothuajse të gjitha abortet në Poloni. Vendimi i gjykatës nuk ka hyrë ende në fuqi, pasi nuk është publikuar akoma zyrtarisht.
Organizata joqeveritare Federata e grave dhe planifikimi i familjes, kumtoi se midis 100.000 dhe 150.000 aborte kryhen në Poloni çdo vit, disa në mënyrë të paligjshme dhe disa jashtë vendit.