Jangon, 12 shkurt – Protestat masive vazhduan në të gjithë Mianmarin, ndërsa protestuesit refuzuan thirrjen e liderit ushtarak gjeneral Min Aung Hlaing për mbështetje të Armtës.
Në Ditën e bashkimit, Hlaing bëri thirrje për unitet. Në një fjalim televiziv, Hling theksoi se protestuesit ishin “shfrytëzuar” dhe përsëri u kërkoi atyre të punonin në shërbim të shtetit.
Armata e shënoi Ditën e bashkimit me një premtim për të liruar më shumë se 23.000 të arrestuar, përfshirë 55 shtetas të huaj.
Protestuesit sot qëndruan të palëkundur në kërkesën e tyre për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të zgjedhur qeveritarë të cilët u rrëzuan dhe u arrestuan më 1 shkurt në një grusht -shteti ushtarak, duke përfshirë kryeministren Aung San Su Çi.
Sipas disa njoftimeve, policia përdori plumba gome kundër protestuesve në qytetin e Moulmiamin