Disa mijë njerëz mbrëmë u tubuan në marshin protestues nëpër rrugët e Bukureshtit me qëllim që të shprehin mbështetje për komisionin antikorruptues dhe duke kërkuar të “mos ketë përzierje politike në punën e organeve shtetërore”. Siç lajmëruan mediumet lokale, demonstruesit mbanin flamuj rumunë dhe amerikanë dhe brohoritnin “Rumani zgjohu” dhe “Duam drejtësi, jo korrupsion”.
Marshi filloi para ndërtesës së Qeverisë në “Sheshin e fitores”, prej ku demonstruesit u nisën drejt Parlamentit rumun. Në Rumani tashmë disa javë çdo ditë mbahen protesta, të cilat filluan me miratimin e dekretit të Qeverisë për ndryshime të Kodit penal, me të cilat mundësohet amnistia e personave të akuzuar për korrupsion. Në presion të demon truesve, Qeveria e tërhoqi dekretin, duke paralajmëruar se ndryshimet ligjore do t’i inicojë me procedurë të rregullt parlamentare.