Hong Kong, 4 gusht – Mijëra demonstrantë sot sërish dolën në rrugët e Hong Kongut, vetëm një ditë pas përleshjeve mes pjesëmarrësve të protestës antiqeveritare dhe policisë.
Agjencia gazetareske kineze Sinhua publikoi se Pekini nuk do të lejojë të vazhdojë situata në Hong Kong.
“Ne fuqishëm besojmë se Hong Kongu do të mund t’i tejkalojë vështirësitë dhe sfidat e ardhshme”, publikoi Sinhua.
Demonstrantët në të zezë në tubimin e sotëm apeluan në masivitet në grevën e nesërme, përcjellë KOHA.
Më shumë se 20 persona janë arrestuar gjatë natës për shkak të tubimit joligjor dhe sulmit pas përleshjes mes demonstrantëve dhe policisë.
Protestat që filluan para dy muajve për shkak të Ligjit për ekstradim, i cili në ndërkohë ishte pezulluar u shndërruan në protesta antiqeveritare, prejse policia përdori fuqi tejmase.
Protestat janë kriza e parë politike serioze në Hong Kong prejse ish kolonia britanike ishte kthyer nën drejtorinë e Qeverisë qendrore në Pekin para 22 vitesh. (koha.mk)