Po vijnë duke u shtuar mospajtimet mes noterëve dhe avokatëve lidhur me propozim ligjin e ri për noteriat. Për avokatët është e papranueshme që ligjërisht të përjashtohen nga proceduar noteriale. Nga ana tjetër noterët I përkrahin ndryshimet me arsyetimin se qytetarët do të kursejnë dhe nuk do dëmtohen siç është bërë deri më tani me ligjin aktual. Noteri Muhamed Shehu, vlerëson se duhet ti lihet hapësirë qytetarit që të zgjedh vetë për lidhjen e një kontrate se a do të shkojë tek noteri apo avokati dhe kjo sipas tij do ishte variant më e lire.
“Së paku të lihet alternative që qytetarët të zgjedhin vet se a do të shkojë të bëjë kontratën te avokati apo tek noteri. Ajo është kryesorja, që qytetari të ketë alternativë në rast se e ka më lirë të shkojë te avokati dhe jo ajo që insiston Oda e Avokatëve, të mos u lihet alternativë qytetarëve, atëherë do shihet mashtrimi që u bëhet qytetarëve në aspektin material më ligjin aktual”, tha Muhamed Shehu, noter.
Ndërsa avokati Skender Muhameti, thekson se në propozim ligjin e ri parashihet që noterët të jenë përpilues të kontratave, por dhoma e avokatëve e kundërshton këtë sepse avokatët janë të autorizuar për dhënien e ndihmës juridike.
“Çdonjëri të bëjë punën e vet. Avokatët janë aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe puna tjetër duhet t’iu lihet noterëve… absolutist nuk është e vërtetë se çmimi apo aspekti ekonomik do jetë më i lire se më pare”, tha Skender Mehmeti, avokat.
Kryeministri Zaev ditë më pare vlerësoi se edhe noterët por edhe avokatët në segmente të caktuar kanë të drejtë dhe se Qeveria do ti dëgjojë të dyja palët. Qeveria sipas tij do ketë parasysh edhe praktikën ndërkombëtare dhe zgjidhja e re ligjore gjithsesi do të duhet të jetë nga ana e qytetarit dhe interesit të tij./TVM2/