Paris, 6 dhjetor – Gjithsej 146 persona janë arrestuar sot gjatë përleshjeve mes protestuesve nxënësve të shkollave të mesme dhe policisë para një shkolle të mesme në Mant-La Zholi në rajonin e Parisit.
Siç informoi korrespondenti i MIA-s, trazirat kanë ndodhur në afërsi të shkollës së mesme Sen Egziperi, me ç’rast u dogjën dy automobila.
Janë arrestuar të dyshuarit për “pjesëmarrje në tubim të armatosur”.
Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit janë transferuar në stacione policore ku do të vendoset për fatin e tyre të mëtutjeshëm, gjegjësisht nëse prokuroria do të parashtrojë padi kundër tyre.
Në vende të tjera në Francë, gjithashtu, ka pasur përleshje në afërsi të disa shkollave të mesme në prag të paralajmërimit për protesta gjatë fundjavës të “jelekëve të verdhë