Vazhdojnë përleshjet në Athinë, izolohet Obama

6

Athinë, 15 nëntor – Në Athinë po vazhdojnë përleshjet, kur demonstruesit të cilët protestonin për shkak të vizitës së presidentit amerikan Barak Obama, tentuan ta kalojnë kordonin policor, ndërsa organet e rendit iu përgjigjën me gaz lotsjellës. Akoma nuk ka informata për të pësuar dhe viktima. Paraprakisht, policia greke njoftoi se rreth 3.000 anarkistë, mbështetës të grupeve majtiste dhe studentë janë nisur drejt qendrës së Athinës në marsh protestues për shkak të vizitës së Obamës. Një protestë tjetër, e planifikuar nga partia Komuniste, sapo ka filluar. Policia do t’i izolojë demonstruesit jashtë vendeve ku qëndron Obama. Autoritetet po tentojnë të ndalojnë çfarëdo lloj demonstratash në rajonin rreth qendrës së Athinës. Mbi 5.000 policë janë angazhuar për shkak të masave të rritura të sigurisë me rastin e vizitës dyditore të Obamës. Forcat e sigurisë janë me kujdesshmëri të rritur dhe gatishmëri, pasi anarkistët bënë thirrje për “sulme dhe përleshje” gjatë vizitës. Midis majtistëve grekë ekziston traditë e fuqishme antiamerikane. Ata ende protestojnë për shkak të mbështetjes amerikane të huntës ushtarake greke nga viti 1967 deri në vitin 1974.

Comments are closed.