Erevan, 27 tetor – Info Qendra e Bashkuar armene njoftoi se Azerbajxhani bombardoi sot pika kufitare jugore të Armenisë me Iranin.
Ministria armene e Mbrojtjes thotë se për shkak të shkeljes së fundit të marrëveshjes së armëpushimit, ata janë të detyruar të hakmerren ndaj forcave ushtarake të Azerbajxhanit.
Ndërsa, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon se forcat armene shkelën armëpushimin, ndërsa një kolonel i ushtrisë armene u vra në luftime.
Luftimet vazhduan në tre qytete dhe sulmet nga ushtria armene u zmbrapsën dhe armiku u tërhoq dhe pësoi humbje, sipas kumtesës nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
Armëpushimi humanitar që hyri në fuqi dje u shpall i dështuar dhe luftimet dhe akuzat e ndërsjella për shkeljen e marrëveshjes vazhduan.
Përplasjet në Nagorno-Karabah filluan më 27 shtator midis forcave armene dhe azere. Ishte armëpushimi i tretë në Nagorno-Karabah që nga 27 shtatori kur filluan përplasjet. Dy të parat u arritën më 10 dhe 17 tetor me ndërmjetësimin e Rusisë. Armëpushimi i djeshëm pasoi pas takimit midis sekretarit të Shtetit të SHBA-së Majk Pompeo dhe ministrave të Punëve të Jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit.