Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri

11

Lëkundjet e tërmetit në qarkun e qytetit të Korçës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

Brenda pak minutave janë regjistruar 4 lëkundje me magnitudë 3 dhe 4 ballë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, banorët janë të shqetësuar, pasi do t’i duhet të kalojnë natën jashtë.

Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar në fshatrat, Floq, Qafëzezë, Dovoran dhe Vidohovë.

Ndërkohë në fshatin Floq, që është edhe më i prekuri nga kjo dukuri natyrë janë ngritur edhe çadrat, ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti.

Comments are closed.