Vazhdojnë konsultimet intensive dhe puna në nivel të sekretarëve të përgjithshëm gjatë fundjavës për marrëveshje të koalicionit midis LSDM-së dhe BDI-së, informojën nga LSDM, transmeton gazeta KOHA.
LSDM thotë se pasi janë pajtuar në disa pika të qeverisjës, ekipi negociues po punon në harmonizim të programeve zgjedhore të të dy partive politike.
“Sot fillon procesi i shqyrtimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm si dhe i propozimeve për kuadro të afta, të ndershme, përgatitëse dhe adekuate, të cilat do të munden në tërësi ta realizojnë programin qeverisës në mandatin katërvjeçar”, thonë nga LSDM.
Nga atje potencojnë se informatat e vetme të sakta janë ato nga personat zyrtar të partive politike të përfshirë në negociata.