Shkup, 7 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe përfaqësues të qytetarëve të cilët punojnë nëpër tregje, në takimin e mbajtur dje arritën pajtueshmëri për të vazhduar konsultimet mes institucioneve, tregtarëve dhe palëve të tjera të prekura me qëllim që të gjendet zgjidhje të përbashkëta të pranueshme.
Shërbimi qeveritar për shtyp informon se në takim, kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi i kanë dëgjuar argumentet dhe kërkesat e qytetarëve që punojnë në tregje dhe i kanë konfirmuar angazhimet e Qeverisë se zëri i qytetarëve dëgjohet gjatë sjelljes së vendimeve që duhet të jenë në interes të qytetarëve.
Kryeministri Zaev theksoi se Ligji për tregjet e gjelbra shtyhet për një vit dhe është arritur pajtueshmëria se do të vazhdojnë konsultimet mes institucioneve, tregtarëve dhe të gjitha palëve të involvuara që punojnë në këtë sferë, në drejtim të vendosjes së rendit, uljes së konkurrencës jolojale dhe rregullimit të veprimtarisë.
Në takim morën pjesë qytetarë të cilët punojnë në tregje, ndërkaq shoqata e të cilëve është në proces të formimit dhe regjistrimit.