Tetovë, 22 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim akoma nuk ka marrë një vendim të prerë për dhënien e përkrahjes liderit të LSDM-së Zoran Zaev që të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. Kryesia qendrore ka filluar mbledhjen maratonike sonte në selinë e saj në Tetovë por nuk pritet që të marrë vendim. Vendimi pritet të meret ditëve në vijim, këtë e ka thënë zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani. Sipas Osmanit grupet e punës kanë punuar dhe kanë përafruar qëndrimet, mbrëmë kishte takim në nivel të liderëve ku janë tejkaluar disa dallime dhe janëplotësuar kushtet ku kryesia do të ketë mundësi që të shqyrtojëkëto dokumente që janë harmonizuar në nivel të grupeve tëpunës.Sonte ka filluar mbledhja dhe do të vazhdojë edhe nesër, ndoshta edhe ditëve të tjera për të marrë një vendim”, tha zëdhënësi Osmani. (koha.mk)