Bengazi, 27 mars – Në disa fronte në Libi sot shpërthyen përleshje pas bombardimit të ashpër të Tripolit gjatë natës së kaluar, ndërsa luftimet e vazhdueshme paraqesin kërcënim për përpjekjet, qëllim i të cilave është parandalimi i pandemisë së koronavirusit të ri.
Pas paqes relative gjatë disa javëve të shkuara, përleshje serioze ushtarake vazhduan këtë javë edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për qetësim, në mënyrë që t’i mundësohet sistemit të mbingarkuar shëndetësor të Libisë të përgatitet për pandeminë.
Pas destabilitetit shumëvjeçar dhe dhunës, infrastruktura shëndetësore në Libi pothuajse është rrënuar, ndërsa një numër i madh i infermiereve nuk kanë marrë rrogë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Të hënën në Libi u konfirmua rasti i parë me Kovid-19, ndërkaq bëhet fjalë për shtetas të atij vendi i cili gjatë kohë ishte kthyer nga jashtë.(koha.mk)