Bllokada e autobusve privat ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në Shkup, përkundër festës shtetërore. Shkupi po mbetet i paralizuar kështu që kaosi dhe nervoza te banorët e kryeqytetit po vazhdon. Qytetarët thonë se duhet sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për lirimin e rrugëve të bllokuara dhe drejtojnë akuza mbi kryetaren e Qytetit të Shkupit.
Ndryshe, mbi 200 autobusë kanë bllokuar dy udhëkryqe të kryeqytetit dhe rrugën “Ilindenska”. Transportuesit privat thonë se nuk do të lëvizin autobusët e tyre, derisa Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim publik nuk ua paguajnë borxhin.