Athinë, 25 tetor – Në pjesën e cila nuk ka qasje në pyllin me pisha në rajonin Sitonia në krahun e dytë të Halkidikit, zjarrfikësit grekë akoma tentojnë ta vënë nën kontroll zjarrin i cili shpërtheu herët në mëngjes.
Ekipet zjarrfikëse vazhdimisht përforcohen dhe sipas informacioneve të fundit, në ballafaqimin me stihinë e zjarrit marrin pjesë 80 zjarrfikës me 40 automjete, katër ekipe këmbësorie dhe dy helikopterë.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga policia greke, përmes një kumtese dërgojnë apel për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve në rrethin e Sitonisë të mos afrohen dhe të shmangin lëvizjen në rajonin më të gjerë të Sparti, që ta lehtësojnë punën e shërbimeve zjarrfikëse.
Me urdhër të policisë është mbyllur edhe rruga rajonale Vurvuru – Sikia në distriktin e Halkidikit.
Sipas deklaratave për mediat greke të prefektëve të komunave të përfshira nga zjarri, tani për tani nuk ekziston rrezik për vendbanimet.