Vazhdojnë akuzat drejt gjyqtarëve italian

21

Pronari i Fiorentinës, Rocco B. Commisso, nuk ka pranuar t’i tërheqë akuzat drejt gjytarëve në Itali, që i kishte bërë pas ndeshjes kundër Juventusit në shkurt, kur kishte thënë se ai gërditet nga gjyqtarët në Serie A. Fiorentina kishte pësuar disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Juventusit në shkurt. Ndeshja u vendos nga dy penallti të shënuara nga Cristiano Ronaldo dhe nga një goditje me kokë e Matthijs de Ligt. Përderisa Commiso e kishte pranuar se penalltia e parë mund të ketë qenë me të vërtetë penallti, ai kishte insistuar se penalltia e dytë ishte akorduar gabimisht.

“Juventusi e ka një buxhet të madh për paga të lojtarëve, s’ka nevojë për ndihmë shtesë. Jam gërditur nga ajo që pashë sot, por edhe javën e kaluar kundër Genoas dhe pastaj kundër Interit”, kishte thënë Commisso.

“Lëreni Juventusin të jetë më i fortë se ne në fushë, mos ua bëni atyre më të lehtë në këtë mënyrë. Juventusi e ka një skuadër shumë të fortë, lërini ata të luajnë”, shtoi më tej Commisso.

Në një konferencë të fundit për shtyp, Commisso ka insistuar se deklarata e tij e atëhershme nuk ishte e gabuar dhe tha se të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë nga gjyqtarët.

“Do të deklarohesha në atë mënyrë sërish, pa asnjë dyshim, por ndoshta nuk do të bërtisja. Ajo që më shtyu t’i thosha ato gjëra mërzia që e pashë në sytë e lojtarëve në zhveshtore”, ka thënë Commisso.

“Unë doja t’i mbroja ata. Megjithatë, unë dua ta ritheksoj që të gjithë duhet të marrin trajtim të barabartë nga gjyqtarët dhe ky nuk ka qenë rasti këtë sezon. Do të bëjë rekomandime publike së shpejti, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i lexojnë ato”, përfundoi Commisso.

Comments are closed.