Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi Informatën për përcaktimin e masave për përkujdesin e përkohshëm të personave në Kalanë e Shkupit. Në seancë Qeveria e obligoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale përmes qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit, të vazhdojë me aktivitetet për strehimin e personave në Kalanë e Shkupit në objekte të cilat i shfrytëzon Qendra për përkujdes ndaj fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të thyer në Shkup, në bazë të pëlqimit paraprak të personit, më së voni deri në qershor të vitit 2018. Njëkohësisht, MPPS në kuadër të buxhetit të paraparë për vitin 2018 do të vazhdojë të angazhojë ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile për realizimin e aktiviteteve të parapara ndaj personave në Kalanë e Shkupit deri në integrimin e tyre të plotë.