Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup e vazhdoi paraburgimin shtëpiak për të pandehurit në lëndën “Imperia” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Si kumtuan nga gjykata për MIA-s, duke vepruar rreth propozimit të Prokurorisë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përcjellja ilegale e komunikimeve, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak në rastin të njohur për opinionin si “Imperia”, Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup e pranoi propozimin edhe të personave S.M. J.K. N.J. Ç.P. T.M. dhe Z.A: ua vazhdoi masën e arrestit shtëpiak. (koha.mk)