Shkup, 17 janar – Deri më 15 shkurt është vazhduar afati për aplikim për kthimin e parave për interesat për investimet e realizuara për Programin IPARD me ndihmën e kredive. Nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informojnë se afati është vazhduar për shkak të rritjes së interesit nga ana e aplikuesve të cilët në periudhën e fundit, kanë realizuar projekte nga IPARD 1 dhe IPARD 2 Programi me ndihmën e kredisë.
Këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë të gjithë personat juridik dhe fizikë të cilët pas 25 dhjetorit të vitit 2016 kanë shfrytëzuar mjete nga Thirrja për IPARD programi, ndërsa për realizimin e investimit kanë marrë kredi.
Aplikacionet mund të marrin ndihmë financiare në vlerë prej 50 deri në 75 për qind nga shkalla e interesit në nivel vjetor për periudhë prej 10 viteve. Ndihma është dedikuar për kredi me shkallë vjetore të interesit në vlerë deri në tetë për qind, të cilat janë në veçanti të plasuara nga bankat dhe kursimoret me leje për punë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë për periudhën deri në 10 vjet edhe atë për investime të cilat janë financuar nga instrumenti për ndihmë parainkuadruese në bujqësi dhe zhvillim rural nga Bashkimi Evropian (IPARD).
“Kusht është edhe kredia të mos jetë më e larë se 500.000 euro në kundërvlerë të denarit me kurs të mesëm të BPRM-së, të konfirmuar në ditën e arritjes së marrëveshjes për kredi. Të drejtë të shfrytëzimit të ndihmës financiare do të kenë shfrytëzuesit e mjeteve financiare nga IPARD, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje pas përfundimit të thirrjes së fundit publike për subvencionimin e shkallës së interesit, gjegjësisht pas 25.12.2016”, deklaroi drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Nikollçe Babovski.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë elektronike pas regjistrimit të bërë në e-baranje.ipardpa.gov.mk, për mbështetje financiare me të dhëna adekuate dhe t’i vendosin dokumentet e detyrueshme elektronike – Marrëveshje për kredi të nënshkruar me bankën ose kursimoren për investim dhe Plan të detajuar të amortizuar.
Nga Agjencia informojnë se kërkesat të cilat i kanë plotësuar kushte për shfrytëzim të mjeteve për masën 2 do të radhiten sipas datës dhe kohës së parashtrimit të kërkesës elektronike, ndërsa kërkesat të cilat nuk janë parashtruar në mënyrë elektronike, nuk do të shqyrtohen.
“Një aplikues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për një masë ose më së shumti dy kërkesa të ndara sipas masave të ndryshme, duke i marrë parasysh edhe masat tjera nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2018”, thonë nga Agjencia për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural.