Vazhdohen licencat, autorizimet dhe lejet për kompanitë ndërtimore dhe të varrimit

10

Shkup, 7 prill – Është vazhduar kohëzgjatja e licencave dhe autorizimeve të skaduara për sektorin e ndërtimtarisë, si dhe të lejeve për menaxhim me varrimet dhe për kryerjen e shërbimeve të varrimit, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe 60 ditë pas përfundimit të saj.

Për kompanitë që punojnë në sektorin e ndërtimit, siç informon sot ministri dikasterial Sugareski, janë sjell tre dekrete me fuqi ligjore me të cilat lehtësohet puna për kompanitë në kushte të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti i parë nga Qeveria, kumtoi Sugareski, ka të bëjë në zbatimin e Ligjit për ndërtim dhe ka të bëjë me licencat dhe autorizimet. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe 60 ditë nga ndërprerja e tij vazhdohet kohëzgjatja e licencave për projektimin e ndërtimeve nga kategoria e parë dhe e dytë, për revizion të dokumentacionit projektues, për kontraktues të ndërtimeve nga kategoria e parë dhe e dytë, për mbikëqyrje të ndërtimit të ndërtimeve nga kategoria e parë dhe e dytë, për udhëheqës të ndërtimit, për udhëheqës të mirëmbajtje së objekteve nga kategoria e parë dhe e dytë. Vazhdimi ka të bëjë edhe për autorizimet për përpunim të dokumentacionit projektues për ndërtime nga kategoria e parë dhe e dytë, për revizion të dokumentacionit projektues për ndërtime në kategorinë e parë dhe të dytë, si dhe për autorizime për inxhinier për kryerjen e ndërtimeve nga kategoria e parë dhe e dytë dhe për inxhinier mbikëqyrës për kategorinë e parë dhe të dytë, afati i të cilit i vlefshmërisë ka skaduar.

Është sjell Dekret me fuqi ligjore edhe për Ligjin për planifikim hapësinor. Me të, gjithashtu, parashihet – që licencat për përpunim të planeve urbanistike, për revizion të planeve urbanistike, si dhe autorizime për përpunim dhe për revizion të planeve urbanistike, afati i të cilit i vlefshmërisë ka skaduar, të vazhdohen për kohëzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe 60 ditë nga dita e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme. (koha.mk)

Comments are closed.