Deputetët edhe sot e vazhduan seancën konstitutive për përzgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. LSDM-ja reagoi se VMRO-DPMNE-ja nuk e respekton dhe e shkel Rregulloren me mospërzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja konsideron se LSDM-ja para deputetëve dhe para opinionit duhet të tregojë se është dakorduar me BDI-në për Ligjin për gjuhën dhe për çështjet tjera nga platforma.
Surija Rushiti nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët tha se në seancë asgjë nuk thuhet për anëtarët e Komisionit të cilët duhet të jenë objekt i diskutimit. Sipas tij, nuk duhet të përmendet shprehja “platforma e Tiranës” ose “deklaratë” dhe shtoi se është e fyese të mendohet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, liderëve të partive shqiptare të Maqedonisë iu ka dhënë dokument dhe i ka detyruar ta nënshkruajnë.. Ai mendon se protestat në Shkup dhe nëpër Maqedoni janë kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.
Nolla Ismajllovska Starova nga VMRO-DPMNE-ja u përqendrua në përgjegjësinë të cilën duhet ta mbajnë anëtarët e Komisionit në funksionimin e Parlamentit dhe në zgjidhjen e krizës politike. Zoran Iliovski nga VMRO-DPMNE-ja e përmendi deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë i cili kërkoi që e a.q. Platforma e Tiranës të hyjë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Emilia Aleksandrova nga VMRO-DPMNE-ja potencon se populli i Maqedonisë jashtë nëpër rrugë porosit se nuk ka votuar për kurrfarë platforma të cilët, siç tha, do të jenë kusht për koalicion. Pa dallim të gjithçkaje, siç theksoi, ajo platformë megjithatë ekziston edhe sot dhe besoj se edhe në të ardhmen vështirë se do të heqin dorë prej saj. Replikoi Zoran Iliovski nga VRMO-DPMNE-ja. “Askush nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe në këtë shtet. Ne si parti me shumë projekte e mbështesim jo vetëm gjuhën shqipe, por të gjitha komunitetet në Republikën e Maqedonisë”, tha Iliovski dhe shtoi se nuk i ndajnë qytetarët në bazë etnike.
Lupço Nikollovski nga LSDM-ja theksoi se nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë për Komisionin, por vetëm gënjeshtra dhe manipulime. Damjan Mançevski nga LSDM-ja i pyeti deputetët e VMRO-DPMNE-së nëse ende kërkojnë parim fitues me fitues sepse, siç tha, ai është parim i shtetit binacional.
Petre Shilegov nga LSDM-ja konsideron se në Maqedoni krijohet praktikë e keqe parlamentare me atë që, siç tha, pas zbatimit të zgjedhjeve ku të gjitha subjektet politike i pranuan rezultatet, në kushte të shumicës së formuar parlamentare të mos ketë dorëzim të qetë të pushtetit. Seanca konstitutive do të vazhdojë pas pauzës në orën 15:00. Të paraqitur për pikën përzgjedhje të kryetarit dhe anëtarë të Komisionit janë 50 deputetë.