Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së tetë, në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për emërime në funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit. Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për veprimtarinë e doktoraturës, për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele dhe për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike , të gjitha në leximin e parë dhe të parashtruara nga deputetët e opozitës. Në rendin e ditës të seancës është edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në vitin 2018.