Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së gjashtë me debat për vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit. Pika e radhës në rend të ditës të seancës së gjashtë është shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski.
Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një grupi deputetësh të VMRO-DPMNE-së.