Vatikani ka ngrirë rreth dy milionë euro para të dyshimta vitin e kaluar në suaza të luftës kundër larjes së parave, publikuar nga papa Françesko.
Mjetet janë pjesë e shumës së tërësishme prej rreth 13 milionë euro të ngrira mes vitit 2013 dhe 2016. Vitin e kaluar shërbimi për kontroll financiar të Vatikanit kumtoi se ka mbyllur pothuajse 5.000 llogari të dyshimta në suaza të hetimit trevjeçar për punën e Bankës së Vatikanit e cila paraprakisht ishte pjesë e skandalit në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.