Vasquez kërkohet nga Bayern dhe United

14

Me kontratën që i skadon në fund të sezonit me Real Madrid, emri i Lucas Vazquez është vënë në krye të listave të merkatos të shumë klubeve të mëdha europiane.

Mbi të gjithë qëndron Bayern Munich, që sipas mediave spanjolle ka gati ofertën për 29-vjeçarin, për të cilin interesohet edhe Manchester United.

Përsa i takon çështjes së rinovimit të kontratës me madrilenët shpresat janë të pakta, pasi lojtari i ka thënë “jo” rinovimit të kontratës me ulje page deri në 10% krahasuar me pagën aktuale.