Vasko Kovaçevski drejtori i përgjithshëm i SHA ESM

Shkup, 23 korrik – Bordi Mbikëqyrës i SHA Centrale të Maqedonisë Veriore (ESM) e ka emëruar Vasko Kovaçevskin kryetar të Këshillit Drejtues dhe drejtor të përgjithshëm të SHA ESM informojnë nga kompania.

Kovaçevski është inxhinier termoenergjetike dhe në këtë funksion vjen nga vendi i drejtorit të REK Bitolës, filiali më i madh i SHA ESM-së dhe prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend. Drejtori i ri i REK Bitolës do të emërohet nga ana e Këshillit Drejtues të SHA ESM-së. (koha.mk)