Sofje, 1 korrik – Asen Vasilev, nga partia bullgare “Ndryshimet vazhdojnë”, i cili sot pasdite u propozua për kryeministër, me largimin e tij nga institucioni presidencial pas dorëzimit të mandatit të parë hulumtues për formimin e Qeverisë, deklaroi se fillimisht duhet të gjejë mbështetje politike, e më pas do të diskutohet për përbërjen e saj, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjërat që janë të përfshira në programin e qeverisë së ardhshme bullgare për gjashtë muajt e ardhshëm të ndodhin pikërisht në këtë periudhë”, shtoi Vasilev.
Ai theksoi se “Ndryshimet vazhdojnë” dëshirojnë të ketë 121 përfaqësues të popullit që qëndrojnë shumë qartë pas këtij programi si dhe të qëndrojnë kundër interesave të mëdha të biznesit që u përpoqën të depërtojnë vjedhurazi përmes qeverisë së mëparshme të Bullgarisë dhe që çuan në rrëzimin e saj.
Nëse mandati i parë eksplorues është i pasuksesshëm, atëherë Kushtetuta bullgare parashikon dy përpjekje të tjera për të formuar një qeveri të re të Bullgarisë, me ç’rast përpjekja e tret është me zgjedhjen e partisë nga Asambleja Kombëtare është plotësisht në duart e Presidentit të Bullgarisë dhe nuk ka rëndësi sa i madh është. Nëse përpjekja e tretë është e pasuksesshme, atëherë presidenti Rumen Radev shpërndan Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë dhe emëron një qeveri kalimtare që duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.