Ka lindur në vitin 1984 në Strumicë, një yll që i vogël ka ëndërruar të merret me muzikë, Vasil Garvanliev përfaqësuesi i RMV-së në Roterdam të Holandës. Vitin e kaluar pas anulimit të festivalit prestigjioz “Eurovizion”, ai kishte këngën “You” derisa këtë vit ka realizuar këngën “Here I stand”. Këngëtari vjen në një rrëfim për gazetën KOHA ku tregon peripecitë e kësaj gare
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Faleminderit që pranuat të flisni për ne në këtë fazë përgatitjesh për Eurovizion. Si ndjeheni?
Ndodhi me shumë shpejtësi dhe dinamikë, filloi me eufori nga viti i kaluar dhe për momentin jam shumë i lumtur që vazhdojmë të përkrahemi dhe marrim mesazhe të bukura për këngën dhe klipin, ndihem i përmbushur në të gjithë procesin e përgatitjeve.
KOHA: Cilat janë emocionet që ju përshkojnë në këto ditë?
Ethe, dashuri, përmbushje, fat…
KOHA: Keni marrë pjesë në disa festivale të ndryshme. Sa e kishit ëndërruar Eurovizionin ndër vite?
Duke pasur parasysh që një kohë të gjatë kam qenë pjesë e botës operistike të Eurovisionit nuk ka qenë pjesë e listës së prioriteteve, pasi u ktheva në vend me fokusin në muzikën pop i inspiruar nga përvoja e kaluar, lirisht mund të them se ka qenë një sfidë dhe dëshirë e fuqishme, kam qenë pjesë edhe e festivaleve të kaluara por ja që fati ka qenë të përzgjidhem vitin e kaluar dhe të vazhdojmë edhe këtë vit.
KOHA: Çfarë ndjesie është t’ia arrish asaj që synon?
Në shumë intervista vitin e kaluar shumë gazetar më kanë thënë do dëshironim të të shohim në Eurovision, ndjenjën nuk mund të përshkruash me fjalë, ajo është si një ëndërr që bëhet realitet, më janë dashur disa ditë që vitin e kaluar të pranoj nga momenti kur është publikuar përfaqësuesi zyrtarë.
KOHA: Përpara se të ngjiteni në skenën e Eurovisionit, do bëni turne apo dalje në vendet e tjera konkurrente (një praktikë që njihet kjo)?
Po, vitin e kaluar kam pasur të aranzhuara koncerte si në Londër, Madrid, Tel Aviv dhe Amsterdam kemi pasur ftesa edhe nga vendet të tjera por për shkak të virusit të gjitha u anuluan për të vazhduar njejtë dhe këtë vit, të shohim si do të shkojë puna.
KOHA: Kënga tashmë është realizuar në versionin final dhe për 3 ditë kënga është klikuar mbi 300.000 herë. Si reagoni për komentet që kanë arritur deri më tani?
Më gëzon fakti se kemi reagime pozitive reagimi i parë i gazetarëve ka qenë shumë pozitive, një pjesë të madhe ju ka pëlqyer dhe gjithmonë të gjitha komentet janë të mirëseardhura.
KOHA: Për një artist që profesionin e ndërton në Maqedoni, Eurovizioni është pika më kulmore e karrierës së tij, por edhe një shpresë për të kapërcyer tregun këtu?
Po, Eurovisioni është platformë e mirë për promovim, unë kam pasur fatin që deri më tani kam qenë pjesë e shumë festivaleve të mëdha por më pas e gjitha varet se si do e menaxhosh karrierën.
KOHA: E shihni si një mundësi? A është ky rasti juaj?
100% secili pjesëmarrës në Eurovision ka 3 minuta në skenë dhe dy muaj përgatitje, për mua është mundësi e mirë që të prezantoj veten dhe vendin tim.
KOHA: Sa ju përket përgatitjeve tashmë është përfunduar gjithçka? Jeni gati?
Këngën dhe klipin që nga viti i kaluar, tash po bëjmë gati dhe përgatitjet skenike.
KOHA: Çfarë duhet të presim nga performanca juaj atje?
Paraqitje euforike dhe energjike.
KOHA: Kush do t’ju shoqërojë në skenë?
Do të bëjmë publike së shpejti.
KOHA: Kush do të kujdeset për imazhin tuaj?
Për momentin jam duke punuar me disa dizajner, të cilët punojnë në veshjet e mia.
KOHA: Këngët pjesëmarrëse i keni dëgjuar?
Po.
KOHA: Keni ju ndonjë të preferuar?
Po, nga viti i kaluar Lituania dhe Malta, nga ky vit Shqipëria.
KOHA: Ia dedikon dikujt këtë arritje, apo do të doje të falënderoje dikë që të ka mbështetur gjatë kësaj kohe?
Po dhe atë me plot zemër, ekipit tim që qëndroi pas meje nga muaji i parë dhe arritëm të bëjmë shumë projekte, si Gjorgji Vacev, Bojan Stoilkovski, Jellmaz Dervishi, RTVM që më zgjodhën mua, familjen dhe mbështetësit e mi.
KOHA: Ëndrra juaj deri ku shkon në Eurovizon? Finalen apo është më ambicioz se kaq?
Dihet ëndrra e secilit pjesëmarrës, besoj që do kem një paraqitje të shkëlqyer, do të bëjmë që fansat atje të luajnë me këngën time, është çmimi më i madh për mua derisa tjetra është bonus.