[adning id="476476"]

Varviciotis: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është qëllim dominant në politikën tonë të jashtme

29

Athinë, 23 korrik – Mbështetje për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor shprehi ministri grek alternative I Punëve të Jashtme, Militiadis Varviciotis para fillimit të takimit të ministrave të BE-së në Bërdo afër Kranjit, duke cekur se ai është qëllim dominant në politikën e tyre të jashtme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Unionit  drejt tyre, për ne paraqet qëllim dominant në politikën tonë të jashtme. Besojmë se eksporti i demokracisë dhe zhvillimi I Ballkanit do të sjellë ndryshim të konsiderueshëm në përmirësimin, jo vetëm të jetëve të miliona popujve ballkanikë, por posaçërisht në sigurinë në fqinjësinë tonë”, tha Varviciotis.

Ministri alternative i Punëve të Jashtme i Greqisë, duke folur për sigurinë në fqinjësi, foli edhe për ngjarjet në Qipro dhe paralajmërimet për heqjen e pjesërishme të regjimit ushtarak në Varosh dhe theksoi se “ky hap I minon të gjitha përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm të KB-së për zgjidhje të problemit qipriot, e ndryshon statusin në pjesën turke të Qipros dhe tregon se provokimi turk nuk ndalon për ndryshim të regjimit në Qipro”.