Athinë, 25 shkurt – Vendosëm qe kemi rënë dakord për kornizën e re të vendosur nga Komisioni Evropian që përfundimisht të zhbllokohen negociatat e pranimit me Ballkanin Perëndimor dhe të fillojnë pas Samitit të marsit, tha Ministri i alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Miltiadis Varvitciotis pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Bruksel, transmeton gazeta KOHA.
Shefi alternativ i diplomacisë greke theksoi se në takim u diskutua për dy çështje të rëndësishme për Greqinë për të cilat kishte miratim. Njëra rreth zgjerimit të Unionit, tjetra në lidhje me Bregzitin dhe çështja e mbrojtjes së të mirave kulturore të vjedhura të cilat janë përfshirë në paketën e bisedimeve.
“Pas Samitit të suksesshëm në Selanik, sot vendosëm që pajtohemi për kornizën e re të vendosur nga Komisioni Evropian që përfundimisht të zhbllokohen negociatat e pranimit me Ballkanin Perëndimor dhe të fillojnë pas Samitit në mars. Për ne, fakti që tashmë në agjendën e negociatave të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor hynë marrëdhëniet e fqinjësisë është një pikë që e mbështesim fuqimisht”, tha Varvitciotis në lidhje me zgjerimin e BE-së.(koha.mk)