Athinë, 30 gusht – Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në profilin e tij zyrtar në Tuiter, duke u prononcuar deri te “ata të cilët imagjinojnë diplomaci të fshehtë”, i publikoi në tërësi letrat të cilat i kanë këmbyer me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani.
Shefi alternativ i diplomacisë greke komenton se qëndrimi i tyre për Marrëveshjen e Prespës është i pandryshuar dhe shton se ata e kontrollojnë zbatimin e drejtë dhe do të bëjnë presion për zbutjen e kushteve të marrëveshjes në interes të interesave kombëtare greke, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, përmes letrës së 21 gushtit të këtij viti të dërguar deri te zëvendëskryeministri Bujar Osmani, si përgjigje për urimin për marrjen e funksionit, paralajmëroi mbështetje për integrimet evropiane të vendit, duke theksuar se imperativ është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës.
“Procesi i integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor paraqet prioritet strategjik të Republikës së Greqisë, duke pasur parasysh atë se besojmë se kjo do të kontribuonte për nxitjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajonit. Në këtë drejtim, ne e mbështesim edhe procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me kushtet e parapara dhe në bazë të meritave të veta, për çka zbatimi i plotë të Marrëveshjes së Prespës paraqet imperativ”, shkruan MPJ alternativ i Greqisë në letrën e zëvendëskryeministrit.
Varviciotis e pranon propozimin e Osmanit për mbajtjen e takimit bilateral.
Paraprakisht, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut përmes letrës ia uroi funksionin Varviciotis dhe shfaqi shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Republika e Greqisë, si fqinje jona dhe mike e afërt është mbështetësja kyçe e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe deri më tani ka kontribuar shumë për rrugën tonë integruese. Sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë t’i përforcojmë marrëdhëniet tona bilaterale në të gjitha sferat me interes të përbashkët”, i shkroi Osmani Varviciotis.
Publikimit të dy letrave i paraprinë komente në një pjesë të mediave greke, por edhe deklarata e ish shefit të diplomacisë greke, ndërsa tani edhe deputet dhe përgjegjës për Politikë të Jashtme në SYRIZA, Jorgos Katrugollos, i cili ashtu siç më parë publikoi MIA, tha se e mbështesin letrën për tu përmbajtur Marrëveshjes së Prespës dhe mbështetje për perspektivën evropiane të vendit fqinj, por edhe paralajmëroi se partia opozitare do të kërkojë që letra të publikohet në Parlament.