Varviciotis: Demokracia e Re trashëgoi marrëveshjen e keqe të Prespës

Athinë, 21 korrik Nuk jemi bashkënëshkrues të Marrëveshjes së Prespës. Ku na e latë në trashëgimi çështje të tjera, ashtu që në trashëgimi i fituam edhe marrëveshjen e keqe për të cilën duhet të punojmë që rezultatet t’i bëjmë shumë më të mira, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, kompetent për Çështje Evropiane Militiadis Varviciotis, gjatë debatit në Parlament për votim të besimit të Qeverisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi alternativ i diplomacisë greke iu drejtuar ish kryeministrit Cipras, ish ministrit të Punëve të Jashtme Katrugalos dhe të tjerëve të cilët kanë komentuar, duke thënë se ka ardhur deri në keqkuptim lidhur me atë që e ka thënë në konferencën e “Ekonomist”-it. E ka përsëritur tashmë qëndrimin e paraqitur se Demokracia e Re “ka luftuar dhe ka bërë gjithçka që të mos nënshkruhet dhe të mos ratifikohet Marrëveshja e Prespës”, sepse konsideron se bëhet fjalë për një marrëveshje të keqe dhe nuk i zgjidh në mënyrë të dobishme çështjet kombëtare.

Varviciotis sqaroi se ekzistojnë dy fusha në të cilat duhet të punohet që rezultatet nga “marrëveshja e keqe të jenë shumë të mira për interesat greke”.

“E para në fushën e ekonomisë, çështjen me bizneset, prodhimet, të cilat duhet t’i përforcojmë, dihet të japim nxitje çfarë duhet dhe, gjithsesi, duhet në nivel evropian ta garantojmë autenticitetin e tyre. E dyta është çështja  me irredentizmin. Edhe këtu duam të dërgojmë porosi të qartë se do të jemi në proces të vazhduar në ndjekjen dhe zhvillimin e asaj që paraparë në Marrëveshje, por edhe më shumë kur do të hapet rruga evropiane e fqinjit verior drejt Bashkimit Evropian, atëherë në çdo fazë do të jemi atje që të ndjekim, sepse duam që Ballkani Perëndimor të shkojë përpara në Evropë, por pa kurrfarë lëshimesh, as në çështjen me irredentizmin, as për çështje të cilat janë të lidhura me sundimin e të drejtës”, tha Varviciotis gjatë debatit në Parlament për votim të besimit të Qeverisë greke